Ballina Politika ‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

58
0

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet në lidhje me efektin që ka dhënë Chris LaCivita në fushatë. Një nga çështjet kryesore është edhe ajo e “non gratës” së kryedemokratit Berisha në SHBA.

Sipas Harxhit, “non grata” ka rënë që në momentin që LaCivita ka ardhur në Shqipëri dhe ka pranuar të jetë strategu i fushatës së demokratëve. Po ashtu ajo theksoi se edhe ftesa që Berisha mori për të qenë në kongresin e CDU-së apo vizitat në Itali dhe Greqi tregojnë që “non grata” ka rënë.

“Për mua si diplomate karriere më duhet t’ju them, “non grata” ka rënë tashmë. Pritet vetëm një akt administrativ. Ose ai i heqjes “per se” të “non gratës” nga sekretari Rubio ose një vizitë e zotit Berisha që do të rikuperojë gjithçka, që është e njëjta gjë me heqjen e ‘non gratës’”, tha Harxhi.