Ballina Kulturë Zgjerimi me hapësira të reja në Galerinë e Arteve, Rama dhe Gonxhja...

Zgjerimi me hapësira të reja në Galerinë e Arteve, Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

45
0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, inspektuan punimet në Galerinë e Arteve.

Në kuadër të këtyre punimeve Galeria e Arteve po zgjerohet me hapësira të reja për ekspozita, ruajtjen dhe dixhitalizimin e veprave, salla të dedikuara për skulpturë, pikturë, vizatime dhe qeramikë.

“Do kemi edhe një strukturë të re dhe plan të ri menaxhimi për të gjithë institucionin”, është shprehur ministri Gonxhja.

Ndërkohë sa i takon përfundimit të punimeve, Rama shprehet se nëse këto punime mbarojnë në Mars të 2026 është bërë një punë e mirë.

“Nëse kjo mbaron në Mars të 2026 ju keni bërë një punë shumë të mirë, sipas meje”, shprehet Kryeministri Rama.