Ballina Kosovë ​Asnjë minoritet në Drenas, por partitë e tyre marrin 201 vota –...

​Asnjë minoritet në Drenas, por partitë e tyre marrin 201 vota – gabuan apo qëllimshëm?

46
0

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit në komunën e Drenasit ishte 44.94%, me 25,482 votues që dolën në qendrat e votimit.

Nga këta, shumica dërrmuese, 74.05%, i dhanë besimin e tyre Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Megjithatë, një fakt që ka ngjallur reagime është numri i votave që kanë marrë partitë e komuniteteve pakicë, pavarësisht se në këtë komunë nuk jeton asnjë banor nga minoritetet.

14 parti të minoriteteve kanë grumbulluar gjithsej 201 vota, përfshirë edhe Listën Serbe, e cila ka marrë 5 vota.

Sipas të dhënave zyrtare, votat e fituara nga partitë e minoriteteve ndahen si më poshtë:

Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka Stranka) – 1 votë

Nova Demokratska Stranka – 3 vota

Kosova Demokratik Türk Partisi – 2 vota

Srpski Narodni Pokret – 2 vota

Srpska Demokratija – 2 vota

Opre Roma Kosova – 2 vota

Građanska Inicijativa Narodna Pravda – 2 vota

Koalicija Vakat – 6 vota

Srpska Lista – 5 vota

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – 14 vota

PDAK-LPB – 10 vota

Jedinstvena Goranska Partija – 55 vota

Yenilikçi Türk Hareket Partisi – 36 vota

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 61 vota