Ballina Kronika Operacion antidrogë në Kavajë, raportohet për disa persona të arrestuar

Operacion antidrogë në Kavajë, raportohet për disa persona të arrestuar

60
0

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Kavajë.

Operacioni është shtrirë në disa zona të qytetit të Kavajës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet me dije se operacioni po zhvillohet nga forcat Shqiponja, operacionalja dhe antidroga, në kuadër të së cilit thuhet se janë arrestuar dhjetëra persona.

Identiteti i personave të arrestuar nuk dihet ende. Pritet nga Policia e Durrësit informacion zyrtar.