Ballina Ekonomia Sektori i turizmit, rriten kërkesat për kredi! BSH: 5% më shumë se...

Sektori i turizmit, rriten kërkesat për kredi! BSH: 5% më shumë se në vitin 2024

40
0

Sektori i hoteleri-turizmit ka shtuar interesin për investime si gjatë vitit të shkuar, ashtu edhe në fillim të vitit 2025.

Kjo konfirmohet nga niveli i lartë i lartë i kreditimit referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë ku zgjerimi vjetor i këtij portofoli rezultoi me 25% ose 5% më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse.

Gjithashtu, bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, dhe rritja vjetore e portofolit është dyshifrore për kategoritë kryesore.

Përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë me norma të larta rritjeje, përkatësisht me 20% dhe 15.8%.

Ndërkohë, kredia për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4%.

Këto zhvillime konfirmojnë se kërkesa e lartë për financim vjen nga bizneset e të gjithë sektorëve ekonomikë dhe bankat.

Sipas Bankës Qendrore më e theksuar kjo kërkesë ka qenë për investime të lidhura si me sektorin energjetik apo projekte për energjinë e rinovueshme, ashtu edhe me sektorin e hotelerisë, si dhe me sektorët që lidhen me hallka të tjera të zinxhirit ekonomik dhe që reflektojnë interesin e shtuar për turizëm në vendin tonë.

Po ashtu tendencë në rritje gjatë muajve të fundit ka qenë edhe marrja e huave kryesisht në valutë duke mbizotëruar me tepër në monedhen Euro.

Zgjerimi i kredisë në valutë ka shfaqur një zgjerim tre herë më të fortë, nënvizon Banka e Shqipërisë, ndikuar edhe nga ulja e kostos së kredisë në Euro, në përgjigje të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ky zgjerim i kredisë është mbështetur nga lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe lehtësimi i politikës monetare nga Banka Qendrore.