Ballina Europë SHBA kundër Ukrainës, Zelensky: Rusia ka nisur sulmin më të madh me...

SHBA kundër Ukrainës, Zelensky: Rusia ka nisur sulmin më të madh me dronë që prej fillimit të luftës

58
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgjatë natës në Ukrainë – duke shënuar sulmin më të madh prej nisjes së lufës – teksa e ka dënuar atë që e ka quajtur “terror ajror” rus, dhe ka bërë thirrje për unitet mes aleatëve të Ukrainës.

“Çdo ditë njerëzit tanë qëndrojnë kundër këtij terrori ajror”, ka shkruar ai në platformën X.

“Në prag të trevjetorit të nisjes së luftës së plotë, Rusia ka lëshuar 267 dronë sulmues kundër Ukrainës – sulmi më i madh prej kur dronët iranianë kanë nisur të godasin qytete dhe fshatra ukrainase”, ka thënë Zelensky.

Forca ajrore ukrainase ka thënë përmes një deklarate se 138 dronë janë rrëzuar dhe 119 janë zhdukur prej radarëve, duke shtuar se Rusia ka nisur edhe tri raketa balistike. Për dëme është raportuar në pesë rajone të Ukrainës.

Në muajt e fundit, Moska ka kryer gati çdo natë sulme me dronë në Ukrainë, me qëllim të prishjes së kapaciteteve të Ukrainës për mbrojtje ajrore.