Ballina Aktualitet Situatë dramatike në QSUT/ Fëmija me temperaturë të lartë mbetet pa ndihmë...

Situatë dramatike në QSUT/ Fëmija me temperaturë të lartë mbetet pa ndihmë për orë të tëra

51
0

Sistemi shëndetësor në Shqipëri vazhdon të jetë me problematika të theksuara, teksa bluzat e bardha vazhdojnë të largohen nga vendi, teksa pacientët përballen me arrogancë, mungesë medikamentesh dhe shërbimesh.
JOQ ka publikuar një denoncim që paraqet situatën e rënduar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.

Një qytetare tregon se ka pritur mbi dy orë me fëmijën e saj me temperaturë 40°C, pasi kishte mungesë stafi, vetëm dy mjekë për vizita.

Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavës, kur qendrat shëndetësore janë të mbyllura dhe prindërit nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të presin në radhë të gjata në urgjencë.

Prindërit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për shtimin e stafit dhe përmirësimin e organizimit të shërbimit.

Ata theksojnë se urgjenca duhet të funksionojë me kapacitet të plotë për të garantuar ndihmë të shpejtë dhe efikase për çdo fëmijë në nevojë.