Ballina Kronika Katër vjedhje brenda 10 ditësh, bie në prangat e policisë 25-vjeçari

Katër vjedhje brenda 10 ditësh, bie në prangat e policisë 25-vjeçari

37
0

Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:

-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.