Ballina Politika “Ndyrësirë..” – Skandali i Olsi Dados në seancë gjyqsore që fyen Veliaj....

“Ndyrësirë..” – Skandali i Olsi Dados në seancë gjyqsore që fyen Veliaj. Ja proceverbali i seancës

119
0

Erion Veliaj publikon pjesë nga debatet me prokurorin Olsi Dado gjatë seancës së gjykimit paraprak, ku Dado i drejtohet kryebashkiakut me fjalën “Ndyrësirë”.

Skandali është i dokumentuar në procesverbalin e seancës gjyqësore.

Nuk di ndonjë prokuror mund të vazhdojë më tej detyrën nëse humbet kontrollin dhe i drejtohet të pandehurit me fjalën “ndyrësirë”, por dukshëm ky është një nga skandalet më të rënda të drejtësisë.

Të gjithë ata qe kanë vërejtje për gjuhën e Veliaj ndaj Prokurorit duhet të lexojnë këtë proceverbal.

Në postimin e tij, Veliaj thotë:

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhë flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët, sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!

Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimet janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.”