Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendonte se ishte ofenduar nga prokurori Ols Dado. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi publikoi një reagim të GJKKO-së, që përgënjeshtron pretendimet e Veliajt.
Drejtuesi politik i PD për Tiranën e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës si një “mashtrues kronik” dhe tha se qytetarët po njohin “fytyrën e vërtetë” të tij.
“Vetëm një mashtrues kronik, patologjik dhe deluziv, mund të arrijë deri në këtë pikë! Më në fund qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, po njihen me fytyrën e vërtetë të kreut të 5D. Gënjeshtra e sotme, i’a kalon dhe historisë me Griseldën e Kavajës, që lëngonte e gjakosur nga kriminelët e Saliut, që i kishin çarë barkun, për t’i hequr fëmijën… Ky njeri duhet kuruar”, shkruan Këlliçi.