Ballina Sport ​Arbitri i kërkon Messit një autograf – dënohet për këtë

​Arbitri i kërkon Messit një autograf – dënohet për këtë

40
0

Nuk ishin vetëm temperaturat e akullta që shkaktuan emocione në ndeshjen mes Kansas City dhe Inter Miamit. Në mes ishte edhe superylli Lionel Messi. Ishte ftohtë dhe erë në Kansas City. Termometri tregoi -17 gradë Celsius – aq i ftohtë sa superylli i Inter Miamit, Lionel Messi nuk donte as të luante. Por në fund, argjentinasi luajti në ndeshjen e parë të Concacaf Champions Cup dhe shënoi golin e vetëm të mbrëmjes në minutën e 56-të.

Trajneri i Miamit, Javier Mascherano, tha për kushtet: “Jam shumë krenar sepse mendoj se është e pamundur të luash në këto kushte. Kjo është çnjerëzore”, përcjellë KosovaPress.

Por nuk ishte vetëm moti që bëri bujë. Pas fishkëllimës së fundit, arbitri Marco Ortiz iu afrua Messit. Në fillim u duk sikur donte të merrte fanellën e 37-vjeçarit, por më vonë doli se Ortiz donte vetëm të merrte “një autograf për një familjar me nevoja të veçanta”.

Për këtë ka reaguar shoqata e futbollit të Amerikës Veriore dhe Qendrore Concacaf. Pas përfundimit të hetimit, shoqata shkroi në një deklaratë për ESPN se “sjellja nuk ishte në përputhje me kodin e sjelljes”.

Ortiz e kuptoi gabimin e tij dhe pranoi dënimin. Nuk dihet gjithashtu nëse meksikani ka marrë autografin.