Një studim i kryer së fundmi nga ekspertët Ilir Gërdeshi dhe Russel King, thotë se 4 nga 10 mjekë duan të largohen nga vendi i tyre. Pjesë e këtij projekti kërkimor “Arsye për të qendruar” është dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.
I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi arsyet pse mjekët duan të largohen nga vendi i tyre. Sipas Alimehmetit, ky fenomen nuk është vetëm në vendin tonë, por dhe në shtete të ndryshme të botës.
“Ikja e mjekëve nuk është një fenomen që ka nisur sot, ka më shumë se një dekadë. Edhe kjo një arsyetim. Sepse Gjermanisë iu rrit nevoja. Por është një problem jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë vendeve, dhe Italisë po ikën.
Në studimin që ne kemi bërë, ne kemi marrë mbi 500 mjekë të rinj por dhe studentë, madje dhe ata që kanë ikur tashmë. Në fund kanë dal rekomandimet, ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë. Janë tre shtylla: 1. Pjesa ekonomike, ne kemi më të ulëta në Europa. 2. Rritja profesionale. Ne 12 vjet doktoraturat i kishim të mbyllura. Në specializimi, 61% e këtyre specializantëve 4 vjet nuk paguhen. Si jetojnë këta? Si ushqehen? 3. Aksi social. A janë të mbështetur nga ana sociale mjekët? A kanë siguri në punë mjekët në Shqipëri. Në rast se këto gjëra ndodhin, do dëmshpërblyer pacienti. Këtu i bie gjithë përgjegjësia mjekut”, tha ndër të tjera ai.