Ballina Kronika Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum, thyen xhamat në...

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum, thyen xhamat në katin e parë

43
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një ngushticë pas një pallati në qytetin e Orikumit.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë: 

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.