Në një meç mes boksierësh, do të ishte poen i madh. Por në futboll një goditje e tillë është totalisht e papranueshme.
Në fianlen e kupës rajonale të Uruguajit “Litoral en la Copa Nacional de Selecciones de OFI”, ku po përballeshin Paysandú Interior dhe Soriano Capital, futbollisti i këtyre të fundit, Mario Gonzales, grushtoi në mënyrë brutale, lojtarin e ekipit vendas, Enzo Echeveste, raporton Montevideo Portal.
Incidenti ndodhi në fund të këtij ballafaqimi, të cilin Paysandu e fitoi 1-0.
Gjyqtari e përjashtoi në mënyrë të menjëhershme “dhunuesin” me karton të kuq, derisa masa të rrepta ndaj tij priten të shqiptohen nga Federata e Futbollit të Uruguajit.
Ngjarja aspak sportive, u përhap shpejt në mediat dhe rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si nga tifozët ashtu edhe nga analistë rajonalë të futbollit, prej të cilëve jo i vogël është numri i atyre që kërkuan përjashtim të përjetshëm nga futbolli për Mario Gonzales.
Tani të gjithë janë në pritje të dënimit që do ta shqiptojë Organizata e Futbollit të Brendshëm të këtij shteti (OFI)