Ballina Kronika Tentoi të vetëvr*tet me armën e shërbimit, ja kush është efektivi i...

Tentoi të vetëvr*tet me armën e shërbimit, ja kush është efektivi i burgut të Burrelit

64
0

Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:40 të mëngjesit, kur 58-vjeçari ka qëlluar me armën e shërbimit brenda dhomës së tij të gjumit.

Polici ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.