Ballina Politika U shkarkua nga Vettingu dhe i shpëtoi atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoja bëhet...

U shkarkua nga Vettingu dhe i shpëtoi atentatit, ish-prokurori Arjan Ndoja bëhet pjesë e primareve të Berishës

112
0

Kur na ndajnë pak ditë nga 1 marsi kur do të mbahen edhe primaret brenda PD kryesia ka miratuar të tjerë emra për të hyrë në garë. (Berisha i kishte lënë afat shtesë nga mbledhja e fundit e kryesisë sepse disa emra kishin kërkuar kohë).

Report Tv mëson se më Primaret e Durrësit futet edhe ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoja. Ky i fundit i ka shpëtuar një atentati në 2019, ndërsa në makinë udhëtonte me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Shijakut, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.

Ndërkohë, gjenerali Xhemal Gjunkshi braktis Lulzim Bashën dhe futet në primaret e Dibrës. Ai tha për Report Tv se vendimi është marrë pasi ai ka qenë në partinë e tij dhe do të jetë gjithmonë aty.

Primaret mbahen më 1 mars dhe listës së parë të miratuar nga kryesia me rreth 290 emra i janë shtuar dhe rreth 20 te tjerë.