Inter Miami është kualifikuar në të tetën e finales së CONCACAF Champions Cup.
Lionel Messi shënoi në dy ndeshjet për ekipin e tij në fitoren e përgjithshme 4:1 ndaj Sporting Kansas City për ta dërguar ekipin e tij në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare.
Ylli argjentinas e hapi serinë e golave në minutën e 19-të me një goditje të fuqishme pasi e mori një top të mirë nga Suarez, në fitoren e mbrëmshme me rezultat 3:1, e vlefshme për të 16-ën e finales.
Inter Miami kishte fituar në mot të acartë me rezultat 1:0 kundër Kansas City me golin e Messit në ndeshjen e parë.
Inter Miami do të përballet me Cavalier FC, kampion i Premierligës së Xhamajkës, në rundin tjetër më 6 mars.
Messi ka shënuar në dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion dhe synon të vazhdojë me ritëm të njëjtë.