Ballina Kronika Gjendet i pajetë në rrugë një person në zonën e Astirit, detajet...

Gjendet i pajetë në rrugë një person në zonën e Astirit, detajet paraprake

43
0

Është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme një person në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende i paidentifikuar, mësohet se është rreth 70-vjeç.

Nga këqyrja e trupit të tij, policia njofton se nuk u vëren shenja dhune.

Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç.

Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.