Demokrati Igli Cara ka reguar lidhur me një lajm te fundit ku kryebashkiakja e Durresit hiqet sikur po kontribuon për sportin duke mbajtur në duar fanellën e Manchester Cityt, ndërkohë që i zvogëlon fondet sportistëve të qytetit. E kthyer në qesharake me atë që po bën për Durrësin dhe natyrisht edhe për sportin, Sako do të mbahet mend gjatë në fakt për batutën që për atë, sportistë janë drejtorët që i heq dhe i vendos sa herë të dojë. Lidhur me reduktimin e fundit të buxhetit për sportit ka reaguar edhe Igli Cara, ish kandidat për kreun e bashkisë por njëkohësshte dhe një nga njerëzit më aktiv të PD në Durrës. Cara është shprehur se Sakon dhe njerëzit rreth saj nuk ka rëndësi sporti, arsimi, rinia dhe e ardhmja.
Postimi i plotë i Igli Carës
Për Sakon & Co nuk ka rëndësi sporti, arsimi, rinia, e ardhmja!
Reduktimi i buxhetit për sportin është një tjetër tregues i indiferencës dhe shpërfilljes së Sako & CO për sportistët e qytetit, që na kanë nderuar në sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare. I pabesueshëm dhe i pashpjegueshëm, reduktimi i ndjeshëm i buxhetit për këtë sektor të lidhur ngushtë me të rinjtë dhe të ardhmen. Ndërkohë, që Sako nuk harron të shumëfishojë pagën e saj, duke qenë po kaq e kujdesshme kur bëhet fjalë për fondet për inceneratorin, që nuk ekziston. Dita e gjykimit do të vijë!