Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve.
Raportohet se autoritetet e Bosnjës gjetën 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Bircko.
Fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt, tha policia në një deklaratë për shypin.
Ndërkohë tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve’.
Gjashtë nga fëmijët e shpëtuar kishin pasaporta kroate, por nuk ishin raportuar më parë të zhdukur.
Hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.