Aktori legjendar Gene Hackman, është gjetur pa jetë na banesën e tij në Santa Fe, bashkë me të shoqen, Betsy Arakaëa
Çifti, që ishin martuar në vitin 1991, u gjet pa jetë pranë qenit të tyre.
Aktori i njohur ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, ndërsa e shoqja në moshën 63-vjeçare.
Për momentin nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, nëse kemi të bëjmë me ndonjë krim, apo vdekje natyrale.
Policia nuk ka dhënë asnjë sqarim as për rrethanat e vdekjes së tyre, as për kohën se kur kanë vdekur.
Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit.
Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi.
Madje kishte vendosur të largohej nga Los Angelos dhe ishte izoluar nga publiku, duke jetuar në Santa Fe.