Ballina Kosovë Refuzohet kërkesa e ish-krerëve të UÇK-së për trupin gjykues për paanshmëri

Refuzohet kërkesa e ish-krerëve të UÇK-së për trupin gjykues për paanshmëri

24
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim që të refuzohet kërkesa e përbashkët e ekipeve mbrojtëse që përfaqësojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin ndaj trupit gjykues për ruajtje të paanshmërisë.

Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së, ka marrë vendimin për kërkesën e katër ekipeve të Mbrojtjes, me anë të cilës kërkohej që trupi gjykues të merrte masa për të siguruar paanësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj të akuzuarve.

Në njoftim thuhet se kërkesa e mbrojtjes trajton mënyrën e marrjes në pyetje prej trupit gjykues të dëshmitarëve të ZPS-së, duke pretenduar ndër të tjera, se krijon perceptim të anshmërisë.

“Trupi gjykues mori parasysh kundërshtimet e Mbrojtjes, por hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se marrja në pyetje nga gjykata nuk shkeli të drejtat e të akuzuarve as nuk do të çonin një vëzhgues të informuar arsyeshëm për të perceptuar arsyeshëm anshmëri. Më shumë hollësi mund të gjeni në vendimin e lëshuar nga trupi gjykues”, thuhet në njoftim.

Ky është vendimi i dytë në këtë çështje gjyqësore lidhur me kundërshtimet e Mbrojtjes se si Trupi Gjykues mori në pyetje dëshmitarët.

Vendimin e parë e lëshoi Paneli i Gjykatës së Apelit  në korrik 2023, kur kërkesa e Mbrojtjes gjithashtu u hodh poshtë.