Ballina Bota ​Izraeli nuk do të tërheq forcat nga kufiri Gaza-Egjipt

​Izraeli nuk do të tërheq forcat nga kufiri Gaza-Egjipt

23
0

Izraeli nuk do të tërheq forcat e tij nga kufiri mes Gazës dhe Egjiptit, sipas një burimi izraelit.

Ushtarakët supozohej të fillonin tërheqjen nga kjo zonë në fillim të marsit nëse armëpushimi aktual, që skadon të shtunën, do të zgjatej.

Burimi ndau me CNN një mesazh të dërguar mediave izraelite të enjten, ku thuhej: “Ne nuk do të dalim nga Korridori Filadelfi”, një shtrirje 14 kilometrash përgjatë kufirit Gaza-Egjipt.

“Ne nuk do t’i lejojmë vrasësit e Hamasit të enden përsëri me kamionë dhe pushkë në kufijtë tanë, dhe nuk do t’i lejojmë ata të forcohen përsëri përmes kontrabandës”.

Ushtarakët izraelitë morën kontrollin e korridorit në maj dhe duhej të tërhiqeshin nga ai gjatë një faze të dytë të mundshme të marrëveshjes për armëpushim. Nuk është e qartë nëse negociatat për fazën e dytë kanë filluar.