Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet, do të shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për mediat.
Gjithashtu në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.
Njoftimi:
Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 Majit. Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median.
Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.