Ballina Politika “Nga dita në ditë Rama mund të thirret për krimet që ka...

“Nga dita në ditë Rama mund të thirret për krimet që ka kryer”, Berisha: Prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë, s’do i kontrollojë më!

21
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë në një konferencë për mediat në selinë blu, duke e akuzuar Kryeministrin Edi Rama si “Edvin Sinaloa” dhe duke e lidhur atë me aktivitete kriminale.

“Edvin Sinaloa ka marrë një goditje fatale të pashpresë. Me deklarimin e presidentit Trump që e cilëson Sinaloan si organizatë terroriste, ai është tani në rreth të kuq si bashkëpunëtor i këtyre grupeve,” tha Berisha.

Ai theksoi se lajmet e këqija vazhdojnë të vijnë për Ramën, duke përmendur akuzat në Kongresin amerikan se ish-gruaja e tij dhe të tjerë kanë përfituar 10 milion dollarë nga marrëveshje të dyshimta.

Berisha paralajmëroi se një grup prokurorësh amerikanë do të vijnë në Tiranë dhe se Rama nuk do të ketë më kontroll mbi ta.

“E vërteta është se çdo ditë ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj, nuk e zë vendi,” përfundoi Berisha.