Ballina Ekonomia Check in me një klik/ Aeroporti i Rinasit fut biletën elektronike pa...

Check in me një klik/ Aeroporti i Rinasit fut biletën elektronike pa print

40
0

Duke filluar nga sot, 1 marsi pasagjerët që udhëtojnë përmes Rinasit mund të kalojnë kontrollin në Rinasit vetëm me një klik ashtu sikurse ndodh në shumë aeroporte të Europës. Lajmin e ka njoftuar koncesionari i Aeroportit në faqen e tij zyrtare në facebook.

“Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar,” njofton TIA.

Por si funksionon ky shërbim? Aeroporti ka shpjeguar dhe procedurën.
Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të keni kartën elektronike të imbarkimit në telefon. Skanojeni atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit.
dhe udhëtoni më shpejt, pa pasur nevojë për letra shtesë,” sqaron TIA.

Vitin e kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi shifrën rekord të 10.7 milionë udhëtarëve. Por ky rekord pritet të tejkalohet këtë vit teksa fluksi i pasagjerëve vazhdon të rritet. Në muajin Janar të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 12 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. .

Sipas të dhënave nga kompania koncesionare, në katër vitet e fundit grupi Kastrati ka investuar rreth 100 milionë euro për zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ndërkohë që investimet vazhdojnë për ndërtimin e një terminali të ri me sipërfaqe 70 mijë metër katrorë, hapësira shtesë parkimi nëntokësore dhe një fasadë moderne që i përshtatet identitetit dhe kohës.