Ballina Sport Klauzola e lirimit për dy lojtarët e Bayernit

Klauzola e lirimit për dy lojtarët e Bayernit

28
0

Deri vonë, përfshirja e një klauzole të lirimit në kontratat e lojtarëve te Bayerni konsiderohej një tabu.

Megjithatë, tash e një kohë të shkurtër, disa lojtarëve kanë arritur ta fusin këtë mënyrë të “largimit” në kontratat e tyre me klubin bavarez.

Sipas “Bayern Insider”, përveç sulmuesit anglez, Harry Kane dhe mesfushorit të ri gjerman, Jamal Musiala, edhe Dayot Upamecano e Kim min-jae kanë klauzola të lirimit në kontratat e tyre.

Në rastin e koreano-jugorit, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2028, ai ka një klauzolë të lirimit prej 110 milionë euro.

Në kontratën e francezit Upamecano, klauzola e lirimit shkon në 120 milionë euro.

Edhe pse nuk është e thënë që një klub do të paguajë këtë shumë për dyshen e mbrojtjes bavareze, por nëse po – atëherë i duhet të paguajë 230 milionë euro për shtyllat e mbrojtjes së Bayernit.

Ky i fundit është në bisedime të vazhdojë kontratën me Upamecanon deri në vitin 2030. Francezi iu bashkua Bayernit nga rivali i Bundesligas, Leipzigu.

Në anën tjetër, Kim min-jae u transferua në Mynih pas një sezoni të suksesshëm me Napolin.