Reperi Tyga, ish-partneri i Kylie Jenner, ka bërë publike lidhjen e tij të re me aktoren e “Riverdale”, Madelaine Petsch.
Dyshja mori pjesë së bashku në festën e ‘Vanity Fair’ dhe ‘Instagram Celebrate Vanities’, duke u shfaqur të afërt brenda eventit.
Në një video të siguruar nga DeuxMoi, Madelaine dhe Tyga u panë duke lënë krah për krah festën në West Hollywood, shkruan DailyMail.
Po ashtu, ata u fotografuan në një ndeshje të Lakers, duke ndezur thashethemet për lidhjen e tyre.
Lajmi ka befasuar fansat, të cilët nuk e prisnin këtë çiftim të pazakontë.
Reperi 35-vjeçar ka pasur një histori të gjatë marrëdhëniesh me personazhe të famshëm, përfshirë Kylie Jenner, ndërsa Madelaine, 30 vjeçe, ka qenë më parë në një lidhje me menaxherin e Halsey, Anthony Li.
Megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht romancën, paraqitjet e tyre publike flasin vetë.