Ballina Aktualitet (VIDEO) Pas sinjalizimeve të qyetarëve, punonjësit e UKD në terren për normalizimin...

(VIDEO) Pas sinjalizimeve të qyetarëve, punonjësit e UKD në terren për normalizimin e situatës për pastrimin e kolektorëve dhe zgarave të shiut

37
0

Në çdo kohë, pavarësisht kushteve atmosferike, punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës janë në terren për të kryer shërbime të ndryshme që lidhen me këtë ndërmarrje, riparime apo pastrimin e kolektorëve dhe zgarave të shiut. E tillë është edhe kjo ndërhyrje në një nga lagjet e Durrësit, ku pas sinjalizimeve të qyetarëve, punonjësit e UKD janë në terren për normalizimin e situatës. Tonin Doda, drejtori i drejtorisë së ujërave të ndotura thotë se punonjësit po ndërhyjnë në këtë zonë të qytetit pas bllokimit të dy pusetave. Ai ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në pusetat që janë pa kapakë pasi sjellin problematika të tjera.

Gjithmonë në raste reshjesh të dendura të shiut, punonjsit e këtij sektori meren edhe me pastrimin e inetrteve dhe aluvioneve që vijnë nga kodra e qytetit. Drejtori Doda thotë se punonjësit e UKD janë gjithmonë në terren dhe kur ka përmbytje të mëdha ndikojnë shumë faktorë, siç janë edhe bllokimi i kolektorëve të ujërave të larta.