Lefter Maliqi është kandidati më i pëlqyer i qarkut të Beratit, në primaret e organizuara nga Partia Demokratike.
Pas përfundimit të votimeve, Lefter Maliqi është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga mbështetësit e tij.
Lefter Maliqi i cili do të garojë për qarkun Berat ka shpjeguar edhe më herët se qëllimi është që qarku i Beratit të arrijë për herë të parë 4 mandate për opozitën dhe 3 për Partinë Socialiste.
Pak javë më parë në një intervistë dhënë për News24, ai ka deklaruar se Partia e Lirisë po forcohet në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Beratit.