Ballina Kronika Iu gjet një sasi kanabis gjatë kontrollit fizik, arrestohet 38 -vjeçari në...

Iu gjet një sasi kanabis gjatë kontrollit fizik, arrestohet 38 -vjeçari në Shkodër

47
0

Një 38 -vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Lënda kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftim:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.