Ballina Editorial Bllofi i Primareve me militantë!

Bllofi i Primareve me militantë!

79
0

Nga Alban Daci 

Të quash sukses këto primare ku asnjëri prej tyre në qarqet e Veriut nuk kalon as një mijë preferenca është iluzion! Mund të jetë proces demokratik përsa i përket votimit, por nuk e ndihmon aspak subjektin për të fituar zgjedhjet!
Nuk ka primare pa pasur garë të brendshme, pa pasur debat mes kandidatëve dhe pa pasur një proces përballje me bazën.
Gjithashtu, primatet duhet të shoqëroheshin nga një proces hapje dhe anetarësimesh të reja për subjektin! Ashtu siç e prisja, ata që kanë qenë në fillim kundër Foltores, pastaj për mungesë koherencë e me dëshirën për të marr një mandat, i rikthyer duke marr pjesë në primare, do të ndëshkoheshin nga baza.
Është krejt normale që pikërisht baza e cila mbetet në shumicë radikale e pro Berishës e grupimit të tij, nuk do t’i votonte pikërisht ata që deri dje i konsideronte “tradhtarë” e kundërshtarë!
Konceptin e anëtarësisë vazhdojnë t’a lidhin me preferencën e liderit. Pashë rezultatet e disa qarqeve në Veri dhe të gjithë votat bashkë nuk bëjnë as 1/4 e votave që nevojitet të paktën për një mandat! Atëherë disa pyetje të thjeshta:
– Kaq demokratë ka?
– A janë kaq demokratët?
– A janë vetëm këta që kanë votuar në primare demokratë?
– Mjaftojnë këta demokratë për t’a nxjerr fituese forcën politike?
– A lidhet sot në 2025 akoma koncepti i të qenit demokrat eksluzivisht me teseren e anëtarësisë?
Disa prejt tyre edhe pse deputet apo ish deputet që nuk kanë marrë as 100 vota si do e justifikojnë mandatin e tyre të gëzuar më parë? A kanë përfaqësuar me të vërtetë demokratët me mandatin e tyre? A do të vazhdojnë të jenë krontribues për fitoren e subjektit, edhe pse humbës në primare?
Numrin e votave dhe rezultatin e këtyre pronarëve, sidomos në Veri do ua kalonin edhe ata që bëhen për të zgjedhur Kryeplakun! Me siguri do të kishte më shumë votues! Disa prej kandidatëve nuk do të zgjidheshin as Kryeplak e jo më për deputet!