Ballina Politika PD: SOFT & Solution shpk e Ermal Beqiraj ‘pushton’ AKSH-in, SPAK të...

PD: SOFT & Solution shpk e Ermal Beqiraj ‘pushton’ AKSH-in, SPAK të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e këtij institucioni

35
0

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli përmes një deklarate për mediat denoncoi të dielën procedurën e prokurimit të kryer nga AKSHI me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro, e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

‘Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 milion në procedurën e rishpallur 3.6 milion, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!’- u shpreh Vangjeli.

Më poshtë deklarata e plotë

Në Qershor të v. 2024 AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto:

2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj.

1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.

Morën pjesë 3 oferta:

XION IT SYSTEMS GMBH  vlera 2.7 mil euro

SOFT Solution vlera 3.1 mil euro

ATOM vlera 3.4 mil euro

U skualifikuan 2 ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH  me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT.

Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.

1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH  me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.

Mbështetur në sa më lart së pari:

Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej  për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.

Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 mil në procedurën e rishpallur 3.6 mil, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!

Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin por edhe  fondet e buxhetit të shtetit.

Tani AKSHI të sqarojë për publikun dhe SPAK, procedura fiktive është ajo për implementim dhe mirëmbajtje të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me vlerë 3.6 mil euro apo procedura për mirëmbajtjen e këtij regjistri me vlerë 1.9 mil euro…

Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro  dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH .

Ndërsa Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në v.2024.

Referuar deponimeve të ish nr.2 të qeverisë  Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, e nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit….

I takon SPAK të hetojë me të vërtetë veprimtarinë e AKSHIT, si e pushtoi Ermal Beqiri këtë institucion dhe përfituesit realë të këtyre milionave..…