Ballina Kosovë Serbja e arrestuar për spiunazh dyshohet se ishte punëtore e OSBE-së, reagon...

Serbja e arrestuar për spiunazh dyshohet se ishte punëtore e OSBE-së, reagon organizata

24
0

Të premten e 28 shkurtit, Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrovicës.

Ajo dyshohet se kishte kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n.

Sot asaj iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj.

Nga mediat u raportua se Gjukanoviq, ishte punonjëse e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe misioni i kësaj të fundit në Kosovë.

OSBE në reagim thotë se janë në dijeni bazuar nga raportimet e mediave dhe se janë kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor.

Tutje në reagim thuhet se ky mision, nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, duke shtuar se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.

“Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur”, thuhet në reagim.