Ballina Politika Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht,...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht, primaret duhen përsëritur

79
0

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet dhe se kjo shton dyshimet për manipulim. Murrizi, kërkon nga ana tjetër që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit.

Reagimi i Murrizit:

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë.

Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë.

UNE KAM MARR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt.

Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë te numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

KJO ËSHTË “STËRVITJE”

NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME RREGJIMIN”.