Ballina Politika Basha në festën e PD-së në Lezhë: 2024 vit përcaktues për të...

Basha në festën e PD-së në Lezhë: 2024 vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik tek qytetarët

75
0

Tre perqind e shqiptareve kontrollojnë qarkullimin e parasë formale dhe informale dhe ky përqendrim ekonomik është dhe politik i bej qeverie që ka harruar detyrimet e veta kushtetuese, duke i popullit çdo liri.

Kështu u shpreh nga Lezha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar në 33-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë qytet.

Në fjalën e tij para të pranishmeve Basha tha se 2024 është një vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik qytetareve dhe konkurrencën në ekonomi dhe demokracia rikthehet përmes fuqisë së votës, siç janë listat e hapura, vetingu në politike dhe vota e diasporës.

Teksa falenderoi të gjithë themeluesit dhe kontributoret në Partinë Demokratike ndër vite, drejtuesja e kësaj force politike në Lezhë Alfrida Marku, tha se çdo vendim politik i fortë ju shërben të gjithëve për një të ardhme më të sigurtë në këtë parti.

33-vjetorin i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë, bëri bashkë themelues, anëtare dhe simpatizant të kësaj force politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu