Ballina Politika Nga takimet në SHBA, te ”Rruga e Salës”? Ja si përgjigjet Bardhi

Nga takimet në SHBA, te ”Rruga e Salës”? Ja si përgjigjet Bardhi

122
0

Shkodra, është qyteti i parë, ku grupi i Rithemelimit me në krye Gazmend Bardhin dhe Flamur Nokën, kanë nisur takimet me strukturat.

Ata insistojnë se si kryetar njohin vetëm Sali Berishën. Nga Shkodra, Bardhi iu përgjigj edhe deklaratës së kryedemokratit Lulzim Bashës se “nga SHBA, përfundoi poshtë Rrugës së Salës”, referuar protestave poshtë banesës së Sali Berishës, që ndodhet në arrest shtëpie.

“Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokratët“, tha Bardhi për mediat.

Shkodra është qyteti ku ka nisur çdo përmbysje regjimesh, u shpreh Noka, duke shpjeguar se përse i nisën takimet në këtë qytet.

“Shkodra është qyteti i qëndresës, i rezistencës, është qyteti ku ka nisur çdo përmbysje regjimesh. Ndaj, jo rastësisht, pas bashkimit tonë përfundimtar, e nisëm këtë proces të bashkimit në Shkodër. Nga Shkodra, do të nisim qëndresën për rrëzimin e këtij regjimi kriminal të Edi Ramës”, tha ai.

Kujtojmë se Shkodra ka refuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke bërë që për herë të parë që nga komunizmi, kjo Bashki të drejtohet nga socialistët. Benet Beci ka bërë histori në zgjedhjet e 14 majit duke fituar në një bastion historikisht demorkrat dhe kjo fitore ka qenë me një diferencë të thellë me rreth 11 mijë vota më shumë.