Ballina Politika Rezart Kthupi: Asnjë nga nënshkruesit e rekursit nuk mban (dhe nuk dëshiron...

Rezart Kthupi: Asnjë nga nënshkruesit e rekursit nuk mban (dhe nuk dëshiron të mbajë) asnjë post apo përfaqësim në Partinë Demokratike të Sali Berishës.

64
0

Ditën e sotme kam depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për heqjen dorë nga rekursi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 11 qershor 2024, me të cilin u vendos në favor të vendimit të gjyqtarit Zhukri.

Ankimi ndaj vendimit të gjyqtarit Zhukri është ushtruar nga z. Alibeaj, kur mbante pozicionin e nënkryetarit të PD-së (dhe pozicionin e drejtuesit të komanduar të saj) në mënyrë individuale, vullnetarisht dhe si përgjegjësi juridike dhe politike ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që favorizoi Foltoren e dikurshme. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 3 mars 2023, i cili i dha të drejtë ankimuesit, jemi përfaqësuar në Gjykatën e Lartë, dhe pas rikthimit të çështjes në Gjykatën e Apelit dhe vendimit të saj të datës 11 qershor, kemi ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Nga data 27 korrik, datë në të cilën është depozituar rekursi, kanë ndodhur disa zhvillime juridike të rëndësishme.
Asnjë nga nënshkruesit e rekursit nuk mban (dhe nuk dëshiron të mbajë) asnjë post apo përfaqësim në Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Tashmë, jemi të aderuar në një subjekt politik, “Djathtas 1912”, dhe, më tej, jemi pjesë e një koalicioni zgjedhor, “Djathtas për Zhvillim”, i regjistruar rregullisht në KQZ më 3 mars 2025, dhe jemi të gatshëm për zgjedhjet e 11 majit.

Në këto kushte, nuk ndodhemi më në interesin e ligjshëm juridik për të aspiruar diçka lidhur me PD-në dhe, sidomos, nuk kemi interes politik për të pasur një aspiratë të tillë.

Prandaj, në interpretim të drejtë të ligjit, nuk kemi më interes ligjor, madje kemi pengesë ligjore, për të shtyrë përpara një gjykim të tillë. Në aspektin politik, subjekti PD është krejtësisht i ndryshëm nga subjekti “Djathtas 1912”, dhe e konsiderojmë si një konkurrent zgjedhor me qëndrime dhe pozita politike diametralisht të kundërta, veçanërisht në lidhje me mbështetjen ndaj drejtësisë, raportin me partnerët ndërkombëtarë dhe sistemin zgjedhor me lista të hapura.