Ballina Bota “Ne nuk duam të jemi amerikanë” – Grenlanda i përgjigjet Trumpit

“Ne nuk duam të jemi amerikanë” – Grenlanda i përgjigjet Trumpit

28
0

Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron ta bëjë Grenlandën pjesë të SHBA-së, dhe nuk e ka humbur rastin ta thotë sërish mbrëmë.

Ai mbështeti, “të drejtën e Grenlandës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, por shtoi se SHBA-ja do ta marrë atë “në një mënyrë ose në një tjetër”.

E kryeministri i Grenlandës i është kundërpërgjigjur, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

“Grenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi grenlandezë”, tha Mute Egede.

“Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të na merrni. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Grenlandë”, shtoi Egede.