Arjana Kalaja ka shfaqur një zhgënjim të thellë pas procesit të primareve dhe ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke e quajtur fitoren e disa kandidatëve si fitore të tradhtarëve.
Ajo ka shkruar një postim ku thotë se ata që nuk e votuan dhe që nuk e mbështetën, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurt në ferr.
Pavarësisht rezultateve të primareve, ku Kalaja mori 153 vota, që i dhanë mundësinë të kalonte pragun prej 144 votash në Tiranë, ajo ka mbetur e zhgënjyer nga ky proces dhe nga disa votues, të cilët i cilësoi tradhtarë. Kalaja kishte kërkuar një vend të sigurt në listat e deputetëve, por duket se nuk është e kënaqur me rezultatet e deritanishme të primareve.
Megjithatë, ajo e di se ka ende mundësi për të konkurruar për një vend në listë, pasi kandidatët e primareve do të kalojnë më pas në filtrin e Sali Berishës, i cili do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë pjesë e listës së deputetëve.