Ballina Kosovë Cakolli publikon listat: “Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së nëntë”

Cakolli publikon listat: “Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së nëntë”

33
0

Lëvizja Vetëvendosje do të zë më së shumti ulëse, 48, në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, derisa një ulëse të rezervuar për komunitetin serb do ta ketë edhe Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Partia Demokratike e Kosovës do të përbëjë grupin e dytë parlamentar më të madh në legjislaturën e ardhshme, tregojnë rezultatet e votimeve të 9 shkurtit. Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i zë 20 ulëse, ndërsa koalicioni AAK-Nisma tetë ulëse.

Lista Serbe do t’i ketë 9 ulëse në legjislaturën e ardhshme, bazuar në një grafikë të publikuar nga Eugen Cakolli i Demokracisë në Veprim, organizatë që i ka monitoruar proceset e votimit të 9 shkurtit dhe numërimit të votave pastaj.

Gjasat që kjo përbërje të ndryshojë janë shumë të vogla, kur votat e fundit që kanë mbetur të numërohen janë vetëm rreth 20 për qind të atyre me kusht.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Cakolli ka publikuar listat e plota të subjekteve politike dhe përfaqësuesve në legjislaturën e ardhshme.

Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë.