Ballina Kosovë Albin Kurti, politikani më i votuar në Kosovë me mbi 337 mijë...

Albin Kurti, politikani më i votuar në Kosovë me mbi 337 mijë vota – tejkalon rekordin e Vjosa Osmanit

18
0

Gazetari Bahri Cani ka thënë në këto zgjedhje Albn Kurti ëshët lideri më i votuar.

Sipas Canit, ai ka thyer rekordin e deritanishëm të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, me 337.101 vota.

“Kurti është tani politikani më i votuar në Kosove dhe për këtë meriton të gjitha urimet”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me 9 shkurt, dhe në bazë të të dhënave të KQZ, rezulton se LVV ka fituar bindshëm vendin e parë në zgjedhjet. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer rekordin me numrin e votave të fituara.

Albin Kurti ka fituar 337.101 vota, që do të thotë se ka marrë 58,921 më pak se partia e tij LVV, por e ka kaluar bindshëm rekordin e deritanishëm të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në vitin 2021 kishte fituar 300.788 vota.

Osmani si kryetare Listës Guxo ishte në koalicion me LVV. Në zgjedhjet e kaluara Albin Kurti nuk ishte fare në listë për shkaqe ligjore.

Sidoqoftë, Kurti është tani politikani më i votuar në Kosove dhe për këtë meriton të gjitha urimet.