Nga Dashnor Kaloçi
Vijon nga nr kaluar
Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Vijon nga numri i kaluar
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
Fajet dhe ndeshkimet përgjithsisht
TITULLI I
Aplikimi i ligjës Penale
Neni 1. – Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër që ligja nuk e ka parapaë ekspresisht si faj; ghith’ashtu nuk mund të dënohet me ndeshkime që nuk janë të caktueme në ligjë.
Fajet ndahen në delikte e në kontravenzione.
Neni 2.- Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër e cila nuk formonte faj mbas ligjës së kohës kur ësht bamun.
Askush nuk mund të ndeshkohet për nje vepër, të cilën ligja e pasvumun nuk e ndeshkon; dhe, në qoftë se ka qënë i ndeshkuem, përmbarimi dhe efektet ligjore penale t’atij ndeshkimi, mbeten të pa fuqishme.
Në qoftë se midis ligjës së kohësë kur asht bamun faji dhe ligjavet të pas-vumuna ka ndryshim, aplikohet ajo ligjë, dispozitat e së ciles janë ma favorabël për të pandehunin.
Neni 3. – Kushdo që ban nje faj në tokën e Republikës ndeshkohet si mbas ligjës Shqiptare dhe vepruesi në qoftë nënshtetas Shqiptar, gjykohet në Republikën, dhe sikur të jet gjykuem në Shtet tjetër, gjykohet edhe në Republikën, po t’a kërkojë Ministria a Drejtësisë.
Neni 4. – Nënshtetasi Shqiptar ose i hueji, që ban në tokën e një shteti të huej një delikt kundra sigurimit Shtetnuër ose, një kondrafaqim mbi vulën e Shtetit ose falsifikim në monedhat kombtare që kan kurs ligjuer në Republikën, ose në letra tjera me kredi publike Shqipetare, ose në bileta banke t’autorizueme prej ligjës, për të cilin delikt ligja Shqiptare cakton ndeshkim me vdekje, ose një ndeshkim kundra lirisë personale maksimumi i të cilit nuk asht më pak se pesë vjet, ndeshkohet simbas kësaj ligjë.
Për këto faje nënshtetasi ose i huej, dhe sikur të ndodhet në shtet tjetër gjykohet në Republikën Shqiptare.
Dispozitat e të 1-rë të këtij neni, aplikohen dhe n delikte, të cilat sjellin një ndeshkim kundra lirisë personale, maximumi i të cilit asht ma pak se pesë vjet, kur nënshtetasi Shqiptar ose i hueji, ndodhet në tokën e Republikës.
Por ata që kanë nëpunësië ose detyrë shtetnore në një vënd të huaj dhe bajnë një delikt që rrjeth prej kësaj barre, gjykohen në tokën Shqiptare, dhe faji i tyne të sjellë ndeshkimin që tregohet në sa e ma sipërmë.
Neni 5. – Nënshtetasi Shqiptar që, jashtë rasteve të tregueme në nenin e ma sipërmë, ban në tokë të huej një delikt, për të cilin ligja Shqiptare cakton një ndeshkim kundra lirisë personale, minimumi i të cilit nuk asht ma pak se tre vjet, ndeshkohet, simbas kësaj ligjë, kur shkel në tokën Shqiptare; por i zbritet një e gjashta e ndeshkimit dhe vdekja kthehet në burgim të përjetshëm, dhe burgimi i përjetshëm në burgim të randë jo ma pak se njizet vjet.
Në qoftë se delikti, që ka ba në këtë rast, sjell një ndeshkim ma pak se tre vjet nuk bahen ndjekje, në qoftë se nuk kërkohet prej të damtuemit ose prej Qeverisë së huej.
Në rast që i damtuemi asht i huej duhet që vepra të jetë e ndeshkuëshme edhe mbas ligjës penale të vendit të tij.
Neni 6. – I hueji, që jashtë rasteve të hueji në dam Republikës ose të një nënshtetasi Shqiptar, një delikt, për të cilin ligja Shqiptare cakton një ndeshkim kundra lirisë personale, në minimum, jo ma pak se një vit, ndëshkohet mbas kësaj ligjë, kur shkel në tokën Shqiptare; por nga ndeshkimi i zbritet nji e treta dhe vdekja këthehet në jo ma pak se njëzet vjet, e burgimi i përjetshëm në jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet burgim të randë.
Në këtë rast nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e Ministris së Drejtësisë.
Në qoftë se delikti asht ba në dam të një tjatri të hueji, vepruesi, me kërkimin e Ministrisë së Drejtësisë ndiqet dhe, në këtë rast ndeshkohet simbas dispozitave të këtij neni, në qoft se:
– Delikti i bamun ndeshkohet ndaj ligjës me një ndeshkim kundra lirisë personale, minimumi i të cilit nuk asht ma pak se tre vjet.
– Nuk eksiston një traktat për dorëzim fajtorësh (extradition) ose ecstradisioni nuk asht pranue nga qeverija e vendit, ku asht ba faji, ose nga ajo e Shtetit të fajtorit.
Neni 7. – Nënshtetasi ose i hueji, që ban në një shtet tjetet kundra Republikës Shqiptare, ose një nënshtetasi Shqiptar, një delikt të ndeshueshëm si mbas neneve të ma sipërm, dhe sikur për këtë faj të jetë gjykue dhe dënue atje, dhe dënimi i dhanun prej gjyqit të huej të jetë shuem ose të jetë vendosun pafajsia e tij, përsëri gjykohet në Republikën Shqiptare.
Në qoftë së ndeshkimi i caktuem nga gjyqi i huej dhe i vuejtun prej të dënuemit asht ma pak se ay që cakton ligja Shqiptare për fajin e bamun, ay vuan dhe pjesen e mbetun që përmbush ndeshkimin e caktuem prej ligjës Shqiptare, simbas dispozitës të Nenit 8 dhe në rast që të jet vendosun pafajsia e tij ose rrëzimi ose e shuemja e ndeshkimit, po qe se shkaqet e pafajsisë ose të rrërrizimit ose të shuemes të ndeshkimit nuk janë konforme me Ligjat Shqiptare, ndeshkohet përsëri në Republikën .
Rigjykimi në rastet e sipërtregueme bahet vetëm mbi kërkimin e Ministris së Drejtësisë.
Në të gjithë rastet e tjera të parapame në nenet 5 e 6 nuk bahen ndjekje gjyqsore në qoftë se:
– Për deliktin e bamun nuk pranohet ekstradisioni simbas dispozitave të pikës II, të nenit 9;
– Në qoftë se i pandehuni asht gjykue në shtet tjetër dhe asht shkarkue, definitivisht, nga pandehsija, ose asht dënue dhe ka vuejt ndeshkimin e caktuem, ose denimi i asht shue.
Me gjith këtë, në qoftë se nështetasi asht i dënuem në shtet tjatër për një delikt që ka ba në tokën e huej, por i ndryshëm nga ay që shënohet në numërin 1 të këtij neni, dhe dënimi kishte me sjellë mbas ligjës Shqiptare, si ndeshkim principal ose, si efekt penal, ndalimin nga ofiqet publike ose të tjera kapacitete, Autoriteti gjyqsuer mbi kërkimin e Prokurorit, mund të deklarojë që akt gjykimi i shtetit të huej, të ketë në Republikën, fuqië për atë pushim ose inkapacitet; por, në këtë rast i dënuemi ka të drejtë të kërkojë rishikimin e gjyqit që ka rrjeth në vënd të huej, para se gjyqi të bajë ndonjë veprim mbi kërkimin e Prokurorit.
NENI 8. – Kur, në rastet e parapame në nenet e naltpërmenduna, gjykimi i bamun në vënd të huej, përsëritet në Republikën, llogaritet dhe ndeshkimi që ka vuejt i dënuemi në vënd të huej tue marrë para syesh llojin e ndeshkimit e tue aplikue, ku duhet, dispozitat e nenit 41.
NENI 9. – Nuk pranohet kërkimi për dorëzimin (extradition) e nënështetasit Shqiptar.
Kërkimi i dorëzimit të një të hueji nuk pranohet për deliktet politike e ushtarake, as për faje të lidhuna (konnexes) me ato.
Kur kërkohet dorëzimi i një njeriu nga Shteti Shqiptar, piksëpari çashtja i referohet gjyqit Shk. 1- rë i cili vendos mbi nënshtetsinë e të kerkuemit dhe mbi cilësin’e fajit të tij.
Kur gjyqi vendos se i kërkuemi asht nënshtetas Shqipëtar ose faji që ka ba, asht politik ose ushtarak, ose faj i lidhun me ato, nuk pranohet kërkimi për dorezim.
Po të jetë nevojë për rreshtimin e të kërkuemit para se çashtja t’i referohet gjyqi, Prokurori mund t’a ndalojë, dhe në këtë rast detyrohet t’i a dërgoj çashtjen gjyqit brënda tre ditve.
NENI 10. – Dispozitat e këtij Kodi aplikohen dhe në çashtjet e rregullueme nga të tjera ligja Penale, kur n’ato ligja nuk ka urdhënime të ndryshme.
TITULLI II
Ndeshkimet
NENI 11. – Ndeshkimet e caktueme për deliktet janë:
Vdekja
Burgimi i përjetshëm
Burgimi i randë
Burgimi
Internimi
Gjoba e randë
Ndalimi nga ofiqet publike.
Ndeshkimet e caktueme për kontravencionet janë:
Burgimi i lehtë
Gjoba e lehtë
Pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtrie.
Kur në këtë ligjë përmëndet fjala “Ndeshkime kundra lirisë personale” kuptohen: burgimi i përjetshëm, burgimi i randë, burgimi, internimi dhe burgimi i lehtë.
NENI 12. – Ndeshkimi i vdekjes asht dhanja fund jetës të të dënuemit, dhe eksekutohet tue varun në litar në tregun e qytetit ku asht gjykue i dënuemi, por jo botënisht.
Ky ndeshkim nuk eksekutohet ditët e të kremteve dhe të festimeve.
Gratë barrëse që janë dënue me vdekje, varen dy javë passi të pjellin.
Kur të dënuemit me vdekje janë ma shumë se një, at-here varja bâhet në mënyrë që të mos shofin njâni tjatrin në minutën e eksekutimit.
Eksekutimi i dënimit me vdekje, bâhet mbassi vendimi të vërtetohet prej Kryesis së Republikës dhe akt-gjykimi të lëçitet me zá në vendin e eksekutimit nga an’ e Prokurorit ose, të zëvëndësit të tij, para të dënuemit.
I dënuemi me vdekje si prind-vrasës ose fëmijë-vrasës, sillet në vendin e eksekutimit tue qënë kambë-sbathur kokë jashtë, dhe i veshur me këmishë të zezë, dhe kësilloj varet.
Trupi i të varunit i dorëzohet gjinisë së tij dhe varoset pa as një ceremoni.
Në rast që gjinija nuk pranon trupin e tij, varoset nga an’e Bashkis po pa as një ceremoni.
NENI 13. – Ndeshkimi me burgim të përjetshëm vuhet në stabilimentat e posaçme, ku i dënuemi mbetet për shtatë vjetet e para në qelië, (cellule) mbyllun vazhdimisht, me detyrim pune; në vjetet e ma pastajme pranohet me punue bashkë me të tjerë të dënuem, me detyrim që të mos fjaloset.
NENI 14. – Ndeshkimi i burgimit të randë, âsht nga tre dit, deri në një-zet e katër vjet.
Ky ndeshkim vuhet në stabilimentat e destinueme për këtë me detyrim pune dhe në mënyrat që pasojnë:
Në qoftë se nuk kalon të gjashtë muajt, vuhet me mbyllje në qelië vazhduëse në qelië për një periudhë baras me një të gjashtën e tanë kohës së ndeshkimit, por kjo vuejtje nuk mund të jetë ma pak se gjashtë muej, as ma tepër se tre vjet; pjesa që mbetet vuhet tue u mbyllun i dënuemi vetëm natën në qelië, dhe ditën me detyrim që të mos fjaloset.
NENI 15. – I dënuemi me burgim të randë për një kohë jo ma pa se tre vjet, i cili ka vuejtun gjymsën e ndeshkimit, por jo ma pak se tridhjet muaj, po qé se äsht sjellë mirë, mund të pranohet që të vuej të mbetmen e atij ndeshkimi në një stabiliment penitenciar, bujqësor ose industrial ose, tue punue në punëra publike ose private nën vrejtjen e Administracionit publik.
Në qoftë se i dënuemi nuk qëndron në sjellje të mira, Administracioni i përmendun e merr praptas (revokon) këtë favorizim, tue llogaritun, në ndeshkimin principal, kohën që ka ndejtun në atë stabiliment.
NENI 16. – Ndeshkimi i burgimit asht nga tre dit deri në njëzet e katër vjet dhe vuhet në stabiliment të caktuem posaçërisht për këtĕ, me detyrim pune ditën dhe me mbyllje natën.
I dënuemi mund të zgjedhë midis punëve që janë pranuë n’atë stabiliment, punën në të cilën ka aftësi ose atë punë me të cilën asht marrun mä parë; mund dhe të lejohet që të bâjë një tjetër punë.
Në qoftë se ndeshkimi nuk kalon të gjashtë muejt, burgimi mund të vuhet në një seksion të posaçëm të burgut gjyqsuer.
NENI 17. – I dënuemi me burgim të randë ose me burgim për një kohë ma tepër se tre vjet, po të ketë vuejtun tri të katërtat e ndeshkimit, por jo ma pak se tre vjet kur ndeshkimi asht burgim i randë, ose gjymsën, kur dënimi asht burgimi, dhe po të ket tregue sjellje aq të mira, sa të besohet se asht përmirsuë, mbi kërkimin e tij vendoset lirimi kondisionel me kusht që mbetmja e ndeshkimit të mos kalojë të tre vjetët.
Lirimi kondisionet nuk i epet:
Të dënuemit pë ndonjanin nga deliktet e tregueme n nenin 274 dhe në nenet nga 450 deri në 455.
Të dënuemit me burgim të randë për tridhjet vjet, në rastin që parashikohet në nenin 59.
Përsëritsit të ndonjanit nga deliktet e tregueme në netet nga 403 deri 407 dhe 448.
Përsëritsit për herën e dytë të çdo delikti, po qe se këtë herën e fundit asht dënue me një ndeshkim që kalon të pesë vjetët.
NENI 18. – Lirimi kondisionel merret praptas, në qoftë se i dënuemi ban një faj që sjell ndeshkim kondra lirisë personale ose, nuk përmbush konditat që i janë vumun.
Në rast të tillë koha që ka kalue në lirim kondisionel, nuk llogaritet në kohën e ndeshkimit dhe të dënuemit nuk mund t’i akordohet ma lirimi kondisionel.
Në qoftë se kalon gjith koha e ndeshkimit pa mos qenë marrun praptas, ndeshkimi quhet si i vuejtun, dhe koha që kalue në lirim kondisionel, llogaritet në kohën e vrejtmit të posaçme t’Autoritetit të sigurimit publik i cili vrejtim mund të ketë qënë i vendosun bashkë me ndeshkimin principal.
NENI 19. – Ndeshkimi i internimit përbahet prej detyrimit të të dënuemit me ndejt, për një kohë jo ma pakë se një muaj e, jo ma tepër se 10 vjet, në një qytet ose katund që caktohet në akt gjykim; ky vënd do të jetë jo ma pak se tridhjet qilometra lark nga vendi ku asht ba delikti, ashtu dhe nga ay ku i damtuemi dhe i dënuemi kanë banimin e tyne.
Në qoftë se i dënuemi nuk qëndron n’atë vend, ndeshkimi i internimit kthehet me burgim për kohën që mbetet.
NENI 20. – Ndeshkimi me gjobë të randë, asht detyrimi i të dënuemit me pague në arkën e Shtetit, një shumë jo ma pak se dhjet e, jo ma tepër se dhjet mijë fr. ari.
Në rast që i dënuemi nuk paguan gjobën brënda dy muajve ç’prej ditës së lajmërimit për pagim dhe nuk ka fuqië me i paguë, gjoba e randë kthehet në burgim, tue u llogaritun për shumën e pa pagueme, një ditë burgimi për çdo pesë fr. ari ose thyese (fraction) pesë frangash.
I dënuemi, kur i asht kthye gjoba në burgim, ka të drejtë kurdoherë të pushojë ndeshkimin e burgimit tue pague gjobën e randë të mbetun, massi të rëzohet, simas mënyrës të caktueme në pikën e II të këti neni, ajo pjesë gjobës q’i korespondon burgimit të vuejtun.
Kthimi i gjobës në burgim, nuk mund të bahet për ma shum se një vit.
Mbi kërkimin e të dënuemit burgimi i kthyem nga gjoba, mund të nëvendësohet me punë të caktueme për shërbim të Shtetit ose të Bashkisë dhe në këtë rast tri dit punim zanë vëndin e një dite burgimi. Memorie.al