Ballina Kronika Nënë e dy fëmijëve/ Vrasja e palestinezes, pse babë e bijë u...

Nënë e dy fëmijëve/ Vrasja e palestinezes, pse babë e bijë u paraqitën si çift

41
0

Një 24-vjeçare palestineze, Rayyan Alwan, u gjet e vrarë në Tiranë javën e kaluar. Dyshohet se babai i saj, Fadi Alwan, i cili ishte shoqëruesi i saj, është autori i krimit dhe është larguar nga Shqipëria. Ai ka përdorur një thikë për të kryer vrasjen.

Policia shqiptare, duke u mbështetur në hetimet e kryera, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve gjermane për të siguruar më shumë informacion, pasi biletat për udhëtimin në Shqipëri të babë e bijë ishin rezervuar online duke përdorur një numër telefoni që ishte në pronësi të një shtetasi gjerman.

Sipas hetimeve, Fadi Alwan ka qenë i martuar me nënën e Rayyan dhe prej disa kohësh ata ishin ndarë.

Viktima, një vit më parë, kishte denoncuar prindërit e saj për dhunë, duke i akuzuar ata për ushtrim dhune për shkak të mospraktikimit të rregullt të fesë islame.

Gazetari Merin Maçi raportoi se viktima kishte denoncuar kërcënime dhe dhunë nga prindërit dhe vëllezërit e saj, pasi ajo dëshironte të jetonte një jetë të lirë.

Sipas informacioneve të autoriteteve gjermane, ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë që jetonin në Liban, bashkë me ish-bashkëshortin e saj.

Është një person që ka qenë më parë i martuar me nënën e 24-vjeçares. Një vit më parë po viktima ka denoncuar në policinë gjermane se është dhunuar nga dy prindërit e saj Fadi Alwan dhe nëna e saj për shkak të problemeve në familje. Jetonin në Berlin të Gjermanisë. Sipas argumentit që ajo ka dhënë ky dhunim lidhet me faktin që ajo nuk ishte një praktikante e rregullt e fesë islame”, tha gazetari Merin Maçi.

Ndërkohë gazetarja Bleona Metushi shtoi se Rayyan Alwan kërcënohej jo vetëm nga prindërit, por edhe nga vëllezërit. Ajo donte të bënte një jetë të lirë, por siç duket familjarët, të cilët jetojnë në Berlin, nuk kanë qenë dakord me këtë.

Hetimet janë orientuar drejt kësaj piste. Familjarë të tjerë të vajzës jetojnë në Berlin. Policia gjermane i ka sjellë autoriteteve shqiptare informacion se 24-vjeçarja rezulton të jetë e martuar dhe e divorcuar gjithashtu dhe, bashkëshorti i saj jeton në Liban bashkë me fëmijët e tyre”, u shpreh ajo.

Komunikimi i fundit mes çiftit dhe pronarit të shtëpisë ku ata kishin marrë me qira ishte në 21 shkurt, kur ata kërkuan një çarçaf.

Pas disa ditësh, djali që i ka pritur babë bijë, u interesua për statusin e çifti dhe më pas, me ndihmën e pronarit të banesës, ata hynë në apartament.

Kur hynë në dhomë, e gjetën Rayyan të mbuluar me çarçaf dhe të dekompozuar.

Hetuesit konstatuan tri plagë në trupin e të resë: një në kurriz, një poshtë shpatullës dhe një tjetër në fund të barkut. Sipas ekspertizës mjekoligjore, plaga ishte e thellë rreth 15 centimetra, duke treguar se goditja ishte bërë me shumë forcë.

Një hetim paralel është duke u zhvilluar gjithashtu për dokumentet e identifikimit të dy palestinezëve, pasi ata kishin një kartë identiteti greke dhe një pasaportë kosovare (me shumë mundësi të falsifikuar).

Ata kishin prerë vetëm një biletë ‘vajtje’ për në Shqipëri, pa rezervuar më parë asnjë qëndrim.

Dyshimet janë se vrasja ka pasur një lidhje me marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes dhe refuzimin e Rayyan për të jetuar sipas rregullave të ngushta të familjes dhe fesë.