Ballina Kronika Futi bagëti ilegalisht, procedohet 59-vjeçari dhe doganieri nga Durresi

Futi bagëti ilegalisht, procedohet 59-vjeçari dhe doganieri nga Durresi

55
0

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet ndaj një 59-vjeçari, i cili dyshohet se ka futur në mënyrë të paligjshme bagëti të imta nga Greqia.

Policia ka referuar rastin dhe ka hapur procedim penal për F. V., 59 vjeç, banues në Berat, për kontrabandë bagëtish.

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, është nisur procedimi penal edhe për E. M., një doganier 34-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se ka dështuar të kryejë kontrollin e duhur në automjetin e të dyshuarit në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë hyrjes në Shqipëri.