Toni Kroos po rikthehet në fushën e futbollit pas pensionimit që e njoftoi vitin e kaluar.
Ish-lojtari i Real Madridit do të luajë në “Icon League”, një kompeticion i themeluar nga Elias Nerlich.
Sezoni i dytë i kësaj lige në futboll të vogël nis nga 10 marsi dhe Toni Kroos do jetë pjesëmarrës.
Këtë e bëri të ditur edhe faqja zyrtare e “Icon League” në rrjetet sociale, duke vendosur një foto të Kroosit me një këpucë të bardhë “Adidas” në dorën e tij: “Edhe një valle”.
Ish-mesfushori gjerman nuk dihet se cilën skuadër do ta përfaqësoj.