Ballina Politika “Bufi i kënetës”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Lëreni në botën e tij,...

“Bufi i kënetës”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Lëreni në botën e tij, ai flet çdo ditë për hardhuca, zhapikë e…

28
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur komenteve të Ramës lidhur me figurën e tij. Në këtë fushatë elektorale, Rama ka zgjedhur të sulmojë Berishën duke e cilësuar si “buf kënete”. Lidhur me këtë Berisha tha se nuk dëshiron ta komentojë pasi sipas tij Rama është një person që flet çdo ditë për hardhuca, zhapikë e bretkosa.

“Lëreni në botën e tij, mos e nxiri nga bota e tij”, tha Berisha.

Berisha: Detyra ime është të paraqes para jush, të dal i hapur para gazetarëve që mbrojnë interesin publik, me programin dhe projektin e PD. Nuk mund të komentoj, nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë me njeriun e mashtrimit publik, i cili- duhet të informoj mediat dhe shqiptarët- se i sajon vetë pyetjet që don dhe mashtron qytetarët dhe mediat sikur ato i vijnë.

Unë dua t’u them qytetarëve shqiptare dhe medieve, se nga verifikimi i fakteve, në 1400 komente, nuk ekzistonte as pyetja, as emri i atij që Edi Rama pretendonte se e ka pyetur.
Dhe unë do i kërkoj zyrës së shtypit të bëjë një njoftim për këtë se ky përbën mashtrim publik.

A mundet unë t’i përgjigjem një mashtruesi publik? Që në momentin që ai del dhe thotë se filani, e zëvendëson me gazetarin, më pyeti dhe përgjigjet pa e pyetur fare, do të thotë se ai i ka bërë vetes një pyetje dhe ka hartuar një përgjigje, ky meriton përçmim.

Dhe unë, të isha gazetar, unë i bëja padi publike atij për mashtrim publik se ka gjetur mënyrën më skandaloze për të shmangur transparencën para gazetarëve.
Nuk ka ndodhur kurrë kjo në historinë e Shqipërisë, hera e parë që ndodh. Aq i kriminalizuar është, aq i zhytur është, sa ka frikë edhe nga rojet e ndërtesave të gazetave dhe televizioneve, se mos po i bëjnë një pyetje. A ia vlen t’i komentojmë pyetjet e tij? Nuk ia vlen fare. Le ta lëmë çdo ditë të flasë zhaba, hardhuca, bretkosa. Lëreni në botën e tij, të mos i nxjerrim atij.