Ballina Kronika Aksident në Golem/ Ambulanca përplaset me makinën dhe përmbyset në rrugë, plagosen...

Aksident në Golem/ Ambulanca përplaset me makinën dhe përmbyset në rrugë, plagosen pacientja dhe infermierja

31
0

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Golem, ku një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë.

Nga aksidenti janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për shkak të incidentit.