Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës.
Kjo për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.
19-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.