Teksa afati për partitë dhe koalicionet është mbyllur në lidhje me regjistrimin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pak ditë kanë mbetur edhe nga ai i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë (12 marsi).
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është e para parti që dorëzon listat për kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lista është dorëzuar ditën e sotme në praninë edhe të vetë Qorit dhe mbështetësve të tij.
I pari në listë për Tiranën do të jetë Redi Muçi, për Fierin do të jetë Mirela Ruko dhe Artan Kaçani për qarkun e Durrësit, teksa pritet që të publikohen edhe të gjithë emrat e tyre.
Lëvizja Bashkë do të garojë në zgjedhje e vetme, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni.